Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka konfirmuar takimin e sotëm me kandidatin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.
Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi me Kurtin ka qenë i aranzhuar më parë.
“Jam takuar me Hydën dhe Albinin. Takimi ishte i caktuar më herët!” , ka thënë Krasniqi.
Ai tutje ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media se takimi i tij me Kurtin ka qenë për arsye se Nisma po shqyrton mundësin e largimit nga koalicioni i arritur mbrëmë me AAK-në dhe PDK-në.
“Jo, nuk është biseduar për kurrfarë tërheqje”, u shpreh Krasniqi.