Njohësi i rrethanave politike në Kosovë, Albert Krasniqi, thotë se akti i konsultimit të presidentit me partinë politike që ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhje për të caktuar mandatarin për kryeministër, nuk nënkupton domosdoshmërish takim formal.
“Konsultimi mund të bëhet edhe në forma tjera zyrtare, përmes së cilave partia politike i propozon emrin e personit për mandatar për kryeministër”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, partia politike që ka qoftë shumicën relative, qoftë shumicën absolute në Kuvend, nuk ka nevojë të paraqesë asnjë dëshmi para presidentit që ka mbështetjen e të pakën 61 deputetëve në Kuvend.
“Se a do t’i ketë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë përcaktohet nga votimi në Kuvend”, ka thënë Krasniqi,