Krasniqi: Kosova preferon modelin kroat për Asociacionin, atë e pranoi Serbia në raport me Kroacinë

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për T7 ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka prezantuar vizionin e tij për Asociacionin të bazuar në modelin kroat.

Krasniqi ka potencuar se modeli kroat është një model që e preferon Kosova dhe të njëjtin e ka pranuar Serbia në raport me Republikën e Kroacisë.

Ai thotë se tashmë për çështjet e tjera mbetet të koordinohet në takimet e tjera në Bruksel.

“Kryeministir Kurti më 2 maj ka prezantuar një model që Kosova e preferon. Ky është një model që Serbia e ka pranuar në raport me Republikën e Kroacisë dhe për të tjerat tashmë mbetet të koordinohet në takimet e radhës në Bruksel”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme