Krasniqi kujton Xhavit Hazirin: Ishte pjesë e brezit që përgatiti dhe udhëhoqi luftën për çlirimin e Kosovës

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar sot veprimtarin Xhavit Haziri, i cili është zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në 26 vjetorin e zhdukjes së tij, Krasniqi ka vlerësuar se Haziri ishte pjesë e brezit të heronjve që përgatitën, udhëhoqën dhe morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryte të sakrificës sublime të patriotëve të shquar të popullit të Kosovës.

“Xhavit Haziri, ashtu sikur shumë bashkëveprimtarë të tij, ishte pjesë e atij brezi të heronjve që përgatitën, udhëhoqën dhe morën pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës. Sot, në 26 vjetorin e zhdukjes së tij nga regjimi gjenocidal serb, bashkë me gruan e tij, Remzijen, dy djemtë, Çlirimin e Shqiprimin, por edhe me Krenën e Xhavitin e ri, të lindur në Kosovën e lirë, nderuam kujtimin për bashkëshortin, babain, gjyshin dhe atdhetarin e paepur. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë fryte të sakrificës sublime të patriotëve të shquar të popullit tonë. Lavdi të përjetshme heronjve të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme