Krasniqi: Kurban Bajrami na kujton rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin

Prishtinë | 16 Qer 2024 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët musliman me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së, ka thënë se kjo festë na kujton për solidaritet dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë”, shkruan ndër tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë.

Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit.

Prandaj, edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet.

Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Të ngjashme