Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka folur rreth lirimit nga detyra të Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Albin Kurti e mori Shkelzen Gashin duke e njohur mirë dhe duke ia ditur mirë qëndrimet politike”.
“Sot e shkarkoi sepse reagimi publik i doli jashtë kontrollës. S’ka parime këtu. Ka vetëm kalkulime të pushtetit”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.