Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij”, të cilën e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët.
Krasniqi ka përmendur sulmet e shpeshta të pushtetit ndaj mediave, ndërsa thotë se edhe ka shantazhuar gazetarë. Kransiqi përmend edhe rastin e tentimmbylljes së mediumit Klan Kosova.
“‘Reporterët pa Kufij’ e kanë renditur Kosovën për 19 pozita më ulët në raportin e fundit. Liria e shprehjes për mediat është një nga të drejtat themelore dhe kjo Qeveri per tri vite me radhë ka sulmuar mediat, ka shantazhuar gazetarë të ndryshëm dhe madje ka tentuar të mshel media. Kryeministrit Kurti dhe ministrave të tij ju pengojnë mediat sepse po tregojnë të vërtetën, po zbulojnë afera korruptive dhe për ta zëri kundër duhet të ndëshkohet sepse atë metodë e kanë të instaluar nga regjimet e kaluara, regjimi komunist të cilin nuk e kemi pranuar. Qeveria e turpit, na turpëroi përsëri”, ka shkruar Krasniqi.