Krasniqi-Kurtit: Hajde shkojmë në veri, “çlirimtar i serbëve”

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 11:53 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur gazetar mediokër të një televizioni shtetëror, kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Tutje Kransiqi e ka kritikuar Kurtin edhe që iu ka bërë presion kryetarëve të rinj për të shkuar në objektet e komunave në veri.

Kransiqi i ka thënë Kurtit se je duke luajtur me zjarr. Kransiqi e ka quajtur Kurtin madje “çlirimtar i serbëve”.

“Pse s’po shkon ti. A guxon me shku ti. Qeh unë vij me ty hajde po shkojmë na të dy bashkë. Po shkojmë në objektin e Komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zvecanit. Pse po insiston me i cu tre njerëz që janë pjesë e popullit shqiptar, që janë pjesë e vuajtur që 23 vjet. Hajde shkojna bashkë në veri, hijm me ta në zyre, rrijm me ta”.

“Nëse të ka mbet marak zjarri të kaluarës, mos u mundu me dhezë zjarm të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përveç që ke synime të tjera”.

“Në kohën kur Kosova gjendet në situatë më të rrezikshme që nga marrja e detyrës, por sillesh si një gazetarë mediokër i një televizioni publik. Ty të duket mirë kur the se mos u besoni mediave por tash dole dhe i lexove komunikatat e Xhelal Sveçlës. Qytetarët janë shqetësuar me situatën në veri, dhe e vërtetat është se zgjedhjet janë mbajtur me gabimin tënd”.

“Jeni tërhequr nga vendimi i targave, çfarë targa ka atje. Veç PDK merr pjesë në veri, sepse ne nuk e kemi për propaganda dhe nuk e kemi vetëm sa për me marr pjesë e për propagandë. Na keni mbledh hajde me i shty zgjedhjet, ju i keni shtyrë zgjedhjet më 23 prill, sepse keni pas synim me u marr vesh me Vuçiqin për marrëveshjen”, tha Krasniqi.

“Qëllimi jonë nuk ka qenë me tensionuar situatën silur ti, ti personalisht e keni nis një aksion aventuresk, i keni mashtruar se do të keni takim me zotri Krasniqin. Është marr me u tut, është dashur me kërkuar koordinim  e ndoshta ju kishim mbështet. E keni mshel një kryetar si Oso Kukën i shkreti e nuk e di a ka bukë me hangër. Pse nuk po e dërgon Erden Atiqin në komunë sikurse i keni dërguar të tjerët. Keni shkuar me Njësi Speciale vetëm me i bë dy foto me kryetarët”, tha Krasniqi.

Të ngjashme