Krasniqi-Kurtit: Harroje që organizon zgjedhje të reja në Zubin Potok e Zveçan

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kryeministri Albin Kurti s’mund të organizojë zgjedhje të reja për dy komunat ku ka fituar kjo parti.

Kreu i PDK-së i ka thënë Kurtit se për Zubin Potok dhe Zveçan nuk “t’i pyet askush letrat”.

“Për dy komuna s’guxon, për Zveçan për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat kurrkush”, ka thënë Krasniqi.

“Qu shkojmë në veri, t’i rreziko i pari ne pas teje. Hajde shkojmë Në Leposaviq, shkojmë i marrim kryetarët e i dërgojmë në objektet komunale. Mirëpo po i marrim Erdenin që është në Lagje të Boshnjakëve e dërgojmë në Komunë të Mitrovicës së veriut”.

“Mirëqenia është reduktuar, kanë ikur 100 mijë qytetarë dhe ti veç e ke një temë, veriu, Serbia. Ti fshehesh pas kësaj teme dhe secilën situatë e ke krijuar, Kosova është dëmtuar. Unë e di se ju keni me u tërheq, mirëpo ne qytetarët kemi me i vujt pasojat”, tha Krasniqi.

Të ngjashme