Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është kundër popullit.
Duke përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike e mosdhëninen e librave për fëmijët këtë vit, Krasniqi ka thënë se ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës.
“Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë.
E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra. Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”, ka thënë ajo.