Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shumë krenar me qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas.
Ai sot e ka vizituar Lladrovcin me të cilin pastaj kanë shëtitur qendrës së qytetit.
Sipas Krasniqit, Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit.
“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!”, ka shkruar Krasniqi duke shpërndarë edhe disa fotografi nga vizita në Drenas.