Krasniqi: Lufta kundër korrupsionit është mashtrimi më i madh që VV i ka bërë popullit

Prishtinë | 30 Dhj 2024 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas intervistës së djeshmë të Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se mashtrimi më i madh që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje popullit është lufta kundër korrupsionit.

“LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT ËSHTË MASHTRIMI MË I MADH QË VETËVENDOSJE I KA BËRË POPULLIT. Në një intervistë të djeshme, Albin Kurti e cilësoi “luftën kundër korrupsionit” si një prej të arriturave më të mëdha të qeverisjes së tij dhe iu referua raporteve ndërkombëtare. Raporti i Vendit (Progresit) i BE për 2024, thotë: Kosova ka bërë progres të limituar në luftën kundër korrupsionit, prokurimi publik është i prirur për parregullsi dhe lehtë i korruptueshëm”.

Poashtu Krasniqi rikujton disa nga skandalet e korrupsionit të kësaj qeverie në pushtet.

“Po ia rikujtoj publikut disa prej skandaleve të korrupsionit: Vjedhja me rezerva shtetërore, korrupsioni me ambalazhues të ujit, mbi 2100 tendera sekret, duke shkelur procedurat ligjore, ndarja e subvencioneve për familjarë, këshilltarë e anëtarë të Vetëvendosjes, transferet milionësh për Martin Berishaj nga GEN Serbia. Edhe përkundër të gjitha skandaleve të korrupsionit, Vetëvendosje tenton t’a mashtrojë popullin kinse ka luftuar korrupsionin.”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq Krasniqi shtoi tutje se ndryshimi është i domosdoshëm.

Të ngjashme