Krasniqi: MAPL do të mbështesë komunat për të ngritur zhvillimin ekonomik lokal

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ministria të cilën ai e drejton do të vazhdojë ti mbështesë komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe për të ngritur zhvillimin ekonomik lokal.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se gjatë takimit koordinues me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati, ministren Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave ka theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës të MAPL-së, dhe financimin e projekteve komunale.

Kjo sipas tij, për t’iu ofruar qytetarëve shërbime sa më kualitative duke u bazuar në digjitalizim.

“Në fjalën time, kam theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet. MAPL, do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunoj me Komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve dhe ngritur zhvillimin ekonomik lokal”, ka shkruar ai.

Të ngjashme