Antari i KQZ-së, Alban Krasniqi, ka reaguar me një postim në Facebook, duke kritikuar ashpër opozitën, mediat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe analistët, në mes të zhvillimeve politike në vend.
Krasniqi shkroi se “çirrje dhe shkumë nga goja po nxjerrin politikanë opozitarë, media, civilistë e analistë”, ndërsa ironizoi me temperaturat e larta, duke thënë se “nuk ua mban dot as zemra e as mandatet”.