Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, po vazhdon ta kritikojë Lëvizjen Vetëvendosje, dhe liderin e saj, Albin Kurtin.
I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, Krasniqi ka thënë se me Kurtin mund të përsëritet një diktaturë si ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnet për të shkuar në këtë drejtim.
“Në Kosovë do të përsëritet një diktaturë si e Enver Hoxhës në Shqipëri. Nëse mëherët diktaturë ka qenë me ekzistu vetëm një televizion, sot diktatura është që lideri shkon te televizioni që e zgjedh vetë, i zgjedh analistat vetë e i zgjedh pyetjet vetë, gjë që e bëri Albin Kurti para disa ditëve dhe kjo është një shenjë. Ky njeri nuk e pranon asnjë sfidë. Unë nuk e di në çfarë niveli mbrrin, sepse me ndodh një diktaturë duhet të plotësohen edhe rrethana tjera, por e di çfarë vullneti ka Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar ai.