Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka uruar festat e fundvitit me dëshirë që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës e sportit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që emri i koronavirusit të harrohet sa më shpejt.
“Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19. Një vit që i rikujoi njerëzimit se:SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim,
Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19.Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim.
Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi.