Krasniqi: Me numrin 191, PDK është gati për fitore

Prishtinë | 04 Sht 2025 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Partia Deomkratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numrin 191.

Kryetari i saj, Memli Krasniqi ka thënë se PDK në këto zgjedhje do t’ua sjell komunave modelin e qeverisjes “Ma mirë”.

Ai thotë se PDK është gati për fitore.Me numrin 191, PDK hyn në zgjedhjet lokale për t’ua sjellë komunave të Kosovës modelin e qeverisjes #MaMirë – me punë, përgjegjësi dhe vizion. Me kandidatët më të mirë për kryetarë, këshilltarët më të përgatitur komunalë dhe programin më zhvillimor, jemi gati për fitore. Bashkë, përpara!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme