Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushllimet e tij për familjet që sot humbën familjarët e tyre.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që humbën jetën në këtë aksident.
‘’Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë’’, ka shtuar Krasniqi.
Tutje ai ka falënderuar autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve.