Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqk ka marrë pjesë në Konferencën parlamentare me temë “Roli i Parlamenteve në Procesin e Berlinit”, e bashkëorganizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe projekti Diplomacia parlamentare:
Në këto konferencë, sipas Krasniqit do të flitet për Bashkëpunimin rajonal përmes dialogut të intensifikuar parlamentar”, i mbështetur nga shteti i Gjermanisë dhe i udhëhequr nga Demokracia për Veprim, e realizuar me 13 tetor 2023 në Tiranë.
“Aty theksova se Republika e Kosovës është një vend demokratik i cili plotësisht përqafon parimet e shtetit të së drejtës dhe mbesim thellësisht të përkushtuar në rrugëtimin integrues evropian, por edhe për orientimin perëndimor euro-atlantik dhe të rreshtuar me ShBA-të, shtetet e NATO-s dhe me BE-në”, ka shkruar ajo.
“Në fund të takimit u dakorduan me një deklaratë të përbashkët që të avancojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërparlamentar në kuadër të procesit të Berlinit”.