Krasniqi ministrit Vitia: A ka veprime konkrete, jo numër e orare telefonatash e takimesh

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Jeta Krasniqi nga KDI, ka shkruar përmes një postimi në Facebook duke kërkuar që ministri Vitia transparencën e punës së vet ta bëjë ai, dhe jo të tjerët për të.

Ajo tutje shkruan se Ministri Vitia duhet të ketë veprime konkrete, jo numër e orare telefonatash e takimesh.

Postimi i plotë:

Aty ku flet puna, ska nevoje per shume llafe!
Transparencen e punes se tij duhet ta bej vet Ministri Vitia, seshte e nevojshme ta bejne te tjeret per te.
Po them ok, ne rregull, ne aspektin e perballjeve politike ditore ne prag te zgjedhjeve, bashkepartiaket e tij po e ndjejne te nevojshme ta mbeshtesin Ministrin Vitia por puna apo mospuna flet vet.
E vertet, u siguruan vaksinat por ato vaksina u siguruar per te imunizuar qytetaret. Dhe aty eshte e qarte qe jemi duke çaluar. Sic jemi duke çaluar ne perballjen me pandemine – kete e vertetojne qarte te dhenat e IKSHPK-se.
Jetuam gjate gjithe veres sikur te mos kishte pandemi, tani hiqemi sikur cdo gje eshte nen kontroll ose duke ia drejtu gishtin njeri-tjetrit por dasmat e qefet nuk na konvenoi ti ndalim.
Andaj si qytetare nuk me futen ne pune nr i telefonatave te bera apo postimet mbeshtetese apo akuzuese politike por dua te di ne detaje cili eshte plani i imunizimit? Per sa kohe pritet te arrijme 60% e qytetareve te vaksinuar? A ka plane per pershpejtim te nr te vaksinuareve brenda dites? Cili eshte Plani A, Plani B dhe Plani C? Pasi ne keto situata duhet te kemi me shume se nje plan.
Tani qe jemi ne prag te hapjes se vitit shkollor, dua te di sa % e mesuesve jane vaksinuar? A ka Ministria plan te vaksinoj mesuesit para fillimit te vitit shkollor? Cilat jane planet?
Ne aspektin e mbylljes- si eshte planifikuar te ndodh kjo? Cfare planifikojne te bejne institucionet me keto numra te ngritur te te prekurve me Covid-19 dhe fushaten zgjedhore e cila vecme ka filluar pavaresisht se edhe jo zyrtarisht?
Kete e ka per pergjegjesi e obligim Ministri Vitia e bashkepartiaket e tij ne Qeveri ta bejne.
Pra transparence per plane, veprime konkrete – jo numer e orare telefonatash e takimesh.

Të ngjashme