Krasniqi: Mosliberalizimi i vizave akt poshtërues për Kosovën

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së Melmi Krasniqi, pas takimit me Rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore, në një konferencë për medie tha se me propozimin e PDK-së si anëtare, Komiteti ka miratuar Deklaratën për Mbështetjen e Liberalizimit të Vizave dhe Statusit Kandidat për anëtarësim në BE për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se mosliberalizimi i vizave për Kosovën jo vetëm që është poshtëruese, por është komplet e pakuptim dhe e paarsyeshme.

“Ju e dini që kriteret për liberalizim të vizave janë plotësuar zyrtarisht që nga viti 2018, është konfirmuara edhe në 2019 është konfirmuar edhe dje se nuk ka një vlerësim dhe një rekomandim pozitiv që të mos humbet kohë kjo jo vetëm që është frustruese por jo është komplet ë pakuptimtë dhe e paarsyeshme”.

“Ne ende nuk i kemi marrë detajet konkrete se çfarë janë këto hezitime. E kemi parë një deklaratë e cila është krejtësisht me gjuhë diplomatike dhe të paqartë por shpresoj shumë që do të ndryshojë si qasje dhe do të ketë një vendimmarrje para fundit të vitit”.

Edhe deputetja e Parlamentit Evropian, Svenja Hahn, tha se është e zhgënjyer që Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave dhe sipas saj, liberalizimi është shumë i rëndësishëm.

“Jam shumë e zhgënjyer që ende Kosova nuk ka liberalizim të vizave. Unë mendoj se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm”, tha ajo.

Deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa, tha se do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së dhe për liberalizimin e vizave.

“Është e rëndësishme që të mos harrojmë vendi prej nga jemi ardhur, pra ta ndihmoj e përkrahim vendin tonë. Po ashtu Diaspora do të bashkëpunojë me vendin tonë, ta përkrahim në rrugëtimin e saj drejtë BE-së dhe për liberalizim të vizave”, tha ai.

Të ngjashme