Krasniqi: Mustafa kurrë s’është dashtë me qenë kryetar i LDK-së, dorëheqje e vonuar

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar dhe një nga themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi ka folur rreth dorëheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kreut të partisë.

Krasniqi tha se Mustafa nuk do duhej të ishte asnjëherë kryetar i LDK-së, madje sipas tij dorëheqja e kreut të LDK-së është e vonuar.

Ai shtoi se Mustafa ka një prejardhje të kundërt me këtë parti.

“Dorëheqja e Mustafës është ekstremisht e vonuar. Kurrë s’është dashtë me kanë kryetar i LDK-së, sepse ai ka një prejardhje të kundërt me LDK. Por në lojërat e pista brenda LDK-së, është kriju një hapësirë për kontrabandimi ne një figure të tillë“, deklaroi Krasniqi.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, ku LDK pësoi humbje të thellë duke marrë vetëm 13,08% të votave, Krasniqi e cilësoi si “humbje katastrofale“.

“Është humbje katastrofale. Është në kundërshtim me historinë e saj, kontributin e saj dhe pritshmërinë e anëtarëve të saj. Pë rata që i njohin rrethanat, kjo humbje është epilog i pashmangshëm pasi LDK ka tregu mungesë ndaj pritshmërive të njerëzve“, tha Krasniqi për Reporterin.

Profesori universitar beson se LDK megjithatë mund të reformohet.

“Unë besoj që LDK duhet të provoj të korrigjoj gabimet. Korrigjimi i gabimit nëse ajo e ndërron statutin që e pamundëson garën brenda partisë. Konsideroj që LDK duhet ta praktikojë parimin një anëtar një votë në zgjedhjen për kryetar të partisë“, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi i ka uruar VV-së fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndonëse ai thotë se është skeptik nëse VV do t’i realizojë premtimet e bëra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme