Krasniqi në Ditën botërore të mësuesit: Meritojnë kujdes më të madh e kushte më të mira pune

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar mësimdhënësit në Ditën Botërore të tyre, me ç’rast i ka falënderuar për punën dhe përkushtimin në këtë profesion.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka thënë se është t’u admiruar vullneti i tyre për të kontribuuar në formësimin intelektual të brezave të rinj

“Me rastin e Ditës Botërore të Mësuesit, uroj dhe përgëzoj të gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin e madh në këtë profesion fisnik për të edukuar dhe arsimuar gjenerata të tëra, pavarësisht sfidave me të cilat ballafaqohen. Është për t’u admiruar vullneti i tyre për të kontribuuar në formësimin intelektual të brezave të rinj. Andaj, mësimdhënësit tanë meritojnë kujdes më të madh, mirëqenie dhe kushte më të mira pune. Respekt dhe mirënjohje për angazhimin tuaj të pandalshëm! Urime”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme