Krasniqi në Mitrovicë: Hamza po realizon projekte për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar Komunës e Mitrovicës, me ç’rast është pritur nga kryetari Bedri Hamza,

Krasniqi e Hamza, kanë vizituar projektet e që po realizohen nga niveli lokal për siç ka thënë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit.

“Investimet në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, renovimet në shkollën fillore ‘Skënderbeu’ në Vaganicë, renovimet në objektin e Administratës Komunale, punimet në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër si dhe shumë projekte të tjera – do t’u mundësojnë qytetarëve të Mitrovicës arsim më cilësor, shërbime më të sigurta shëndetësore, mundësi më të mira për afarizëm dhe, padyshim, shërbime më efikase administrative”, ka shkruar ndër të tjerash Krasniqi.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me punën e Bedriut, i cili, me angazhimin e tij po rikuperon kohën dhe mundësitë e humbura të së kaluarës për qytetin e Mitrovicës – duke krijuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme