Lideri i PDK-së Memli Krasniqi të mërkurën ka takuar ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Bashkë kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës.
“Sot, në takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës, shpreha shqetësimin për potencialin e përshkallëzimit të situatës atje”.
”Është vendimtare që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e çaqes atje të jenë në nivel të detyrës. Ne kërkojmë rikthim të normalitetit, shtetit ligjor dhe zhvillimi të lirë të jetës për të gjithë qytetarët”, tha Krasniqi.
Tutje bëri të ditur se u bisedua edhe për procesin e reformës zgjedhore në Kuvendin e Kosovës.
“Duke i uruar festat e fundvitit, ambasadorin Davenport e falënderova për konstruktivitetin dhe kontributin e tij për shtetin dhe shoqërinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi.