Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kolegë dhe bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë vizituar sot familjen e sekretarit të PDK-së Bajrush Xhemaili, për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Fatime Xhemaili.
“Nëna Fatime ishte simbol i qëndresës, sakrificës dhe dashurisë për atdheun, amaneti i së cilës do të mbetet i gjallë në zemrat tona, në rrugën e fëmijëve të saj veprimtarë dhe në kujtesën e përjetshme të popullit tonë. U prehtë në paqe shpirti i saj!”, thuhet në njoftimin e PDK-së