Albert Krasniqi nga Democracy Plus, vlerëson se nesër seanca për votimin e Qeverisë Hoti mund të prodhojë dy situata.
Sipas tij ose mund të fitojë mandatin për udhëheqje Qeveria në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, ose në rast dështimi, Kuvendi shpërndahet nga Presidenti.
”Është një situatë e re sepse po ndodhë që për herë të parë po tentohet të formohet një qeveri pa partinë e cila ka dalur fituese e zgjedhjeve”.
”Përfshirë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e bënë edhe më të ndjeshme situatën. Kjo qeveri akoma nuk e ka të sigurt nëse ka votat e mjaftueshme për ta fituar mandatin”. njofton Klan Kosova.
A mund të prodhojë befasi seanca e nesërme?
”Nesër mund të kemi dy situata. Ose mund të votohet por nëse LDK dështon atëherë Kuvendi shpërndahet nga Presidenti dhe zgjedhjet caktohen brenda 40 ditëve”.
”Ky është një raund i dytë që duhet të kalohet për interpretimin e qeverisë dhe nuk ka një raund të tretë”.
”Gjykata Kushtetuese nuk ka ndryshuar asnjë vendim paraprak”.
Krasniqi tragoi në Info Magazine edhe mundësitë tjera që të ketë Qeveri Hoti, nëse LDK nuk siguron nënshkrimet për seancën e nesërme, njofton Klan Kosova.
”Nesër është mundësia e fundit”.
”Por, nëse LDK nuk arrin t’i sigurojë votat e nevojshme të njëjtit duhet të kërkojnë anulimin e seancës por që duhet të jenë të njëjtat nënshkrime të cilat e kërkuan një seancë të tillë”.
”Pra ekziston edhe një mundësi që nesër nëse nuk janë votat e nevojshme të tentohet të blihet kohë, për t’i shmangur zgjedhjet”.