Liridon Krasniqi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Kedah Fa në Malajzi, por nuk po ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Ish-lojtari i Përfaqësueses së Kosovës karrierën e tij futbolli-stike po e kalon në Malajzi, ku shumë shpejtë do të pajiset me pasaportë të atij shteti dhe nëse Albert Bunjaki nuk e fton atëherë ai do të luajë për Malajzinë.
“E kohet e fundit nuk jam shpreh për këtë punë shumë media më kanë shkruajt dhe nuk jam shpreh për shkak unë e respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së por ka ardhur te një pikë kur nuk mund ta pranoj ketë pasi gjithçka duhet për të qenë ne kombëtare. Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marr krejt jam duke i plotesu me qenë pjesë e kombëtares ndoshta jo në formacion ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër kam qejf me prezantua shtetin me gjak e me luftu por nëse me lejnë kështu anash tash jam ne një pikë ku nuk mban me,”ka thënë Krasniqi në një intervistë për Supersport.
“Po e kam pas jo veç një ofertë dhe krejt populli është çu me marr nënshtetësi me luajt me Malajzine por ky nuk është vendim i lehte ama tash i kam hap Kosovës një kufi deri muajin e ardhshëm qe është loja dhe ta shohim nëse me thirrin. Nese jo do shikoj çfarë do te vendosi”.