Krasniqi: Nesër do të jem në takim te presidentja, kemi kërkuar qysh herët që të involvohet

Prishtinë | 01 Kor 2025 | 11:44 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e nesërme me parti politike, të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

“Kam pranuar ftesë. Nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi që e kemi pasur gjithmonë. Ne ka dy- tre muaj që po mundohemi që të gjejmë zgjidhje për të ofruar kompromise për të dalë nga kjo situatë.

Nesër do të jem te presidentja. Ne kemi pasur kërkesë qysh herët që presidentja të involvohet”, tha Krasniqi.

Të ngjashme