Krasniqi: Nga rinumërimi në Vushtrri u vërtetua që ka pasur ndërhyrje, Xhafer Tahirit iu shtuan 88 vota pa vullnetin e qytetarëve

Prishtinë | 09 Mar 2025 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas rinumërimit të votave të LDK-së në komunën e Vushtrrisë, e që sipas saj është vërtetuar ajo për të cilën dhe ishte ankuar në Prokuroninë Themelore të Mitrovicës, për manipulim votash nga bashkëpartiaku Xhafer Tahiri.

Krasniqi thotë se nga rinumërimi vërtetohet ndërhyrje “me kimik” në fletëvotim, si dhe shton se janë shtuar vota në sistem pa qenë fare në kuti, si dhe parregullësi të tjera.

Ajo thotë se për shkak të këtyre ndërhyrjeve ajo si kandidate është dëmtuar në vota.

“Asnjëherë nuk ka qenë me rëndësi interesi personal, por fenomeni që me gjasë nuk ka ndodhur vetëm në Vushtrri, por në shumë qendra të tjera dhe ky proces ka qenë një dështim i madh”, shkruan mes tjerash Krasniqi.

Të ngjashme