Krasniqi nga VV-ja mohon raportimet se Berishaj ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadë

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 12:28 | Nga Gzim Mujaj

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja Alban Krasniqi, ka thënë se dy lajmet e shpërndara së fundi, ai në lidhje me raportimet se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb dhe i ka dërguar në ambasadë, si dhe lajmi për kamionin nga Serbia që ka sjellë kamerat e sigurisë, sipas tij janë dezinformata që janë në dëmë të integritetit të punës së KQZ-së, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se lajmi që një kamion me traga serbe ka bartë kamerat e sigurisë që do të përdoren në vendvotime, është dezinformatë, sipas tij ai kamion ka qenë kamion i kontraktorit me te cilin ka pas kontratë KQZ-ja dhe i ka bartë kamerat.

“Ka qenë dezinfomatë, kush do që i ka shpërndarë. Ai kamion me çfarëdo targa ka qenë kamion i kontraktorit me te cilin ka pas kontratë KQZ-ja dhe i bartë kamerat. As nuk ka qenë ajo apo kjo ministri, as qeveria nuk ka pas lidhje me atë kamion”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se edhe lajmi se ambasadori Martin Berishaj, ka marrë votat nga kutitë postare në Zagreb, dhe i ka dërguar në ambasadë, është e pa vërtetë dhe se me këtë qasje sipas tij, mediat me këtë rast kanë pasur përpjekje për të denigruara dinjitetin edhe të KQZ-ë, MPJ-së dhe ambasadorit në fjalë.

Ai me këtë rast ka akuzuar edhe një medium kosovar që ka shpërndarë këto lajme.

“I njëjti lajm ka të bëjë edhe me lajmin tjetër që gjoja një ambasador bërëi kështu. Tërësisht e pavërtetë, përpjekjet për të denigruar dinjitetin edhe të KQZ, MPJ dhe ambasadorit në fjalë. Kjo e ka vetëm një dem është publik, institucional edhe shtetit, ndoshta edhe me qëllim e pa qëllim, me agjenda politike që tentojnë ta paraqesin që nuk ka asgjë të vërtetë për këto pretendime. Ato zarfa janë tërhequr për shkak të presionit të postës…”, tha ai.  

Të ngjashme