Krasniqi njofton BB-në për “Modernizimin e Sektorit Publik”

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 12:07 | Nga

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi priti në takim përfaqësues nga Banka Botërore.

Në këtë takim u diskutua për përfundimin e Projektit “Modernizimi i Sektorit Publik”. Në cilësinë e Drejtorit të Projektit, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi shprehu opinionet e tij dhe të Ministrisë së Financave lidhur me rezultatet dhe sfidat e këtij projekti.

Projekti ka përfshirë fusha kyçe të reformave të Qeverisë në modernizim të sektorit publik në të cilat edhe ka arritur rezultate konkrete. Këto fusha kryesisht përfshijnë procedurat në prokurimin e centralizuar, prokurimin elektronik, ndërtimi i kapaciteteve në fushën e shërbimit civil përmes gradimit dhe klasifikimit të vendeve të punës, ndërtimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së teknologjisë informative sikurse edhe përmirësimi i kapaciteve të disa ministrive në menaxhimin e financave publike.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin e ofruar nga institucionet përfituese në këtë projekt në aktivitetet implementuese, si dhe shfaqen gatishmërinë e tyre që edhe më tutje të shqyrtojnë me kujdes të gjitha kërkesat e Qeverisë në përkrahje dhe forcim të të arriturave të deritanishme të këtij projekti.

Fotografia e Agim Krasniqi

 

Të ngjashme