Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, për nisjen e seancës nën tingujt e muzikës së Nexhmije Pagarushës, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi ka thënë se ka qenë kërkesë e së ndjerës që mos të lëshohet kjo këngë dhe ky klip.
“Zonja Pagarusha ka kërkuar që ky klip mos të paraqitet ndërkaq ju e transmetuat. Ju keni gabuar rëndë. Gabimet e paqëllimshme ndodhin, por ju lutemi që në raport me opozitën mos të gaboni”, ka thënë ai.