Krasniqi: Papjekuria e Kurtit ka bërë që Vuçiqi nga Rashka të vendos për veriun e Kosovës

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një konferencë për media kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se pa pjekuria e Kurtit dhe ka bërë që Vuqiq nga Rashka të vendos për veriun e Kosovës.

Ai tha se është evidente që Kryeministri Kurti ka pasur marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin për heqejen e barrikadave duke u pajtuar me lirimi e të akuzuarit Pantiq.

“Pa pjekuria totale e Kurtit, qasja e gabuar në raport me ndërkombëtarët kanë sjellur një situatë të turpshme për vendin tonë, ku presidenti i Serbisë nga Rashka na tregon se si dhe çka do të ndodhë në territorin e Kosovës në veri. Fakti që presidenti Vuqiq vendos se kur mund të ketë lëvizje të lirë në veriun e Kosovës është fakt që duhet me u shqetësua çdo qytetar i këtij vendi por më së shumti duhet me u shqetësua. Është evidente që Kryeministri Kurti ka pasur marrëveshje të fshehtë me Vuqiqin për heqejenë e barrikadave duke u pajtuar me lirimi e të akuzuarit Pantiq. Kurrë diçka e tillë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur. Përveç që ka turpëruar vetën Albin Kurti, na ka turpëruar edhe ne si shtet” tha ai.

Të ngjashme