Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se komunat në vend asnjëherë më parë nuk kanë pasur buxhet më të lartë, seç e kanë tash në vitin 2024 ku është mbi 742 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Në takimin me kryetarët e komunave, Krasniqi shtoi se më 15 shkurt është hapur thirrja që komunat të raportojnë në sistemin për performancën e vitit 2023.
“Për vitin 2024 buxheti për komunat është mbi 742 milionë euro asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë. Me bashkëpunim efikas dhe me projekte konkrete me këtë shumë të mjeteve financiare ne mund të ndikojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Më 15 shkurt është hapur thirrja që komunat të raportojnë për performancën e tyre, komunat të cilat nuk raportojnë së raportimi është obligim ligjor pavarësisht se ajo komunë nuk kualifikohet, komunat të cilat nuk kanë raportuar për përformacnën komunale. Në vitin 2021 është Skenderaj, ndërsa në vitin 2022 është njëra nga komunat përfituese me mbi një milionë euro. Në vitin 2022 Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe katër komunat veriore, Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku”, tha Krasniqi.
Ministri shtoi se janë duke diskutuar që të ndryshohet ligji dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk kryejnë raportimin në këtë sistem.
“Jemi duke diskutuar me anëtarët e komisionit parlamentar përkatës që të bëjmë plotësim ndryshimin e ligjit dhe të parashihen masa penalizuese për komunat që nuk raportojnë në sistem”, tha Krasniqi.