Krasniqi: Parametrat mjekësorë shkojnë në favor të zbutjes së masave

Prishtinë | 02 Maj 2020 | 08:15 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova që nga 13 marsi ka ndërmarrë masa të ndryshme për parandalim të përhapjes së Coronavirusit,, por që ditëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve të të infektuarve dhe është rritur numri i të shëruarve.

Infektologu, Valbon Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se duhet të bëhet një analizë e situatës epidemiologjike dhe duhet parë nivelin e testimeve në vend.

“Ne duhet të shohim me vëmendje të shtuar situatën me pandeminë në nivel të vendit, mendoj që autoritetet qeveritare duhet bashkë me ekspertët e fushës përkatëse të ulen dhe të bëjnë një analizë të mirëfilltë të situatës që nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme duhet parë nivelin e testimeve që janë kryer në nivel të vendit tonë”.

Krasniqi thotë se për lehtësim të masave duhet pasur parasysh numrin e rasteve aktive dhe rasteve që janë të shtruar në Klinikën Infektive.

“Duhet parë me kujdes edhe rastet aktive të cilat janë ende poashtu edhe numrin e rasteve të kontaktit në teren, pra janë disa parametra shumë të rëndësishëm të cilat duhet marrë për bazë, unë besoj që autoritetet të i marrin këto parametra dhe në bazë të tyre të vlerësohen.

“Është shumë me rëndësi  meqë jam klinicist dhe po e potencoj parametrin klinik, çka nënkupton kjo, duhet parë dhe duhet analizuar numrin eventual të pacientëve të cilët kanë pasur nevojë të shtrihen në klinikë ose në rast të zbutjes së masave, numrin eventual të personave  të infektuar që do të kërkonin eventualisht trajtim mjekësorë”.

Por që Krasniqi shprehet optimist pasi sipas tij, me situatën ditëve të fundit këto parametra janë duke u plotësuar.

Por ai thotë se është koha për relaksim dhe duhet edhe më tutje të respektohen rekomandimet e ekspertëve mjekësorë, raporton EO.

“Tani për tani edhe ky parametër është mirë shkon në favor të zbutjes së masave, por megjithatë ende nuk ka vend për gëzim  para kohe, duhet të jemi të vëmendshëm dhe duhet të vazhdojmë me respektim të masave në kuptim të parandalimit të përhapjes së pandemisë”.

Të ngjashme