Krasniqi: Pas shqiptarëve, egjiptianët me më së shumti dëshmorë të UÇK-së

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se pas shqiptarëve,, UÇK kishte më së shumti ushtarë e dëshmorë nga komuniteti egjiptian.

Kështu u shpreh ai gjatë emisionit “DPT te Fidani”, teksa shtoi se është i lumtur që kontributin e tij ka mundur ta japë edhe në historinë e re të Kosovës.

“Komuniteti egjiptian, pas shqiptarëve, ka numrin më të madh të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, edhe të dëshmorëve, dhe jo vetëm në UÇK por edhe në UÇPMB. Kështu që jam ndje mirë që kam mundur të jap një pjesë të kontributit tim historisë së re të Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa sa i përket gjendjes së ish-luftëtarëve të UÇK-së nga komunitetit egjiptian, Krasniqi thotë se është po e njëjta si e të gjithë veteranëve të tjerë.

Të ngjashme