Krasniqi: Për barrikadat dhe dialogun me Serbinë duhen maturi dhe lidership

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se reformat brenda partisë, vendimet dhe qëndrimet në raport me aktualitetin, sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe, posaçërisht, situata e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe dialogu Kosovë – Serbi, ishin temat për të cilat diskutuan në Këshillin Drejtues.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi theksoi se janë prioritetet shtetërore, të cilat kërkojnë urgjencë, maturi dhe lidership.

“Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës dhe dialogu me Serbinë. Për të dyjat, si çdo herë, unë dhe PDK e vendosim Kosovën të parën, duke i mbështetur proceset dhe veprimet e duhura”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme