Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, duke uruar 9 majin, Ditën e Evropës, ka thënë se kjo ditë është kuptimplotë edhe për Kosovën, pas heqjes së regjimit të vizave.
Sipas saj, çlirimi nga izolimi i padrejtë i qytetarëve, i shton kuptim kësaj date, me krijimin e mundësisë për të përqafuar vlerat e përbashkëta me popujt evropian.
“Shënimi i 9 Majit, si Dita e Evropës tani është kuptimplotë edhe për Kosovën. Çlirimi nga izolimi i padrejtë i qytetarëve tanë, i shton kuptim kësaj date, me krijimin e mundësisë për të përqafuar vlerat e përbashkëta me popujt evropian. Si asnjëherë më parë, Kosova ka arsye të forta për ta kremtuar këtë datë. Nga viti ardhshëm, të gjithë pa dallim do të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Urime dita e Evropës, uroj që Kosova të jetë sa më shpejt anëtari më i ri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.