Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Dumnicë të Epërme të Vushtrisë.
Atje, Krasniqi i ka dhënë lamtumirën e fundit, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit.
Krasniqi ka thënë se kontributi i Ganiut do të jetojë përjetësisht në historinë e shtetit tonë.
“Pas homazheve dhe Akademisë Përkujtimore në nder të jetë së tij, sot, në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të lirisë, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit. Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar në Facebook.