Krasniqi për Kushtetutën e Kaçanikut: Miratimi i Kushtetutës shënoi një moment historik

Prishtinë | 07 Sht 2024 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka kujtuar Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaqanikut, duke konsideruar si një moment historik për përpjekjen e e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.”

Krasniqi ka thënë se ky ishte një akt i guximshëm në rezistencën kundër pushtimit serbo-jugosllav.

“Ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik.”

“Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës” shkroi Krasniqi.

Të ngjashme