Zgjedhjet e 7 qershorit kanë rikthyer në garë edhe Partinë Socialdemokrate, e cila thotë se synon të jetë “opozitë e vërtetë” në Kuvendin e Kosovës. Kandidati për deputet nga PSD-ja, Frashër Krasniqi, deklaroi për Ekonomia Online se partitë aktuale opozitare po synojnë pushtetin dhe jo kundërshtimin e qeverisë.
Sipas Krasniqit, qytetarët që nuk pajtohen me qeverisjen aktuale kanë nevojë për një opozitë reale në Kuvend.
“Sot më shumë se kurrë, qytetarët e Republikës së Kosovës që nuk janë dakord me qysh ka shkuar edhe qeverisja edhe pushteti pesë vjeçar, janë të interesuar për një opozitë të vërtetë. Dhe sot i keni dy kampe të partive politike janë partitë politike që hyjnë me një kamp edhe pushteti edhe opozita që janë tu kandidu për më shumë pushtet, se edhe opozita po lyp më shumë pushtet dhe është kampi tjetër ku është veç PSD-ja që po konkurron këto zgjedhje për opozitë të vërtetë në Kuvendin e Kosovës sepse realisht o ka dihet çka ka me ndodh mbas zgjedhjeve po o ka dihet kush ka me fitu, o ka dihet që partitë opozitare kanë me shku n’koalicion i kanë heq krejt vijat e kuqe, po çka s’po dihet sigurt është a ka me mbet Kosova pa opozitë. Nëse nuk hyn PSD, nëse nuk hyn PSD-ja në Kuvendin e Kosovës, Kosova ka me mbet pa opozitë. Se çka kemi pa qito 5-6 vjet kemi pa që opozita ka qenë thuajse e vdekur klinikisht. Ata kanë qenë aty si numra, ata kanë shku aty i kanë pas 45 deputetë asnjë shenjë nuk kanë mbërri me ia lënë pushtetit përkundrazi veç e kanë rrit dhe në fund e çuan vendin në zgjedhje qito parti opozitare jo pse nuk pajtoheshin me mënyrën e qeverisjes, e çuan vendin në zgjedhje veç pse po dojnë edhe ata me u përfshi në pushtet, e çuan me idenë mos po rritemi na pak dhe pastaj Kurti na merr ma seriozisht e na pranon me hi pushtet me të”, tha ai.
Ai kritikoi partitë opozitare për mungesë të vijave të kuqe ndaj bashkëpunimit me pushtetin.
“Ne pushtetin e njohim. Problemi është që nëse i thua ti pushtetit që unë nuk kam vija të kuqe me bashkëpunua me ty edhe unë jam i gatshëm me hi edhe në koalicion me ty atëherë pse nuk hyt në koalicion para zgjedhjeve pse po na çoni në zgjedhje për këtë punë. Sepse nëse ti del thu që unë po du me bo opozitë vërtetë për qita të çojmë në zgjedhje, ajo temë tjetër, po këta nuk pe thonë këtë send, këta po thonë na po dojna me shku në zgjedhje mos eventualisht po rritemi pak e me hy në koalicion me ty, atëherë pse na dërguat në zgjedhje. Pse s’e bat këtë punë para zgjedhjeve edhe mos me e çu vendin hiç në zgjedhje. Krejt ideja është që opozita po lyp më shumë pushtet. E na po thojmë qitu nuk vjen një pushtet i ri, nuk vjen një pushtet i ri që i bën bashkë edhe opozitën edhe pozitën, qitu vjen një opozitë e vërtetë që nuk e lënë vendin me rrëshqit drejt autoritarizmit. Qitu vjen një PSD në Kuvend e cila politikën nuk e ka interes qysh e kanë interes partitë opozitare që sot që kanë qenë deri tash parti parlamentare në opozitë. Ata e kanë politikën veç interes a e keni pa. Krejt flasin qysh me nda pushtetin, krejt flasin qysh me marrë më shumë ministri, krejt flasin qysh me bo një president të partisë LDK-së ose të PDK-së, kërkush nuk flet për qysh mi bo opozitë një diçkaje të keqe që po i përgatitet vendit tonë. Ata flasin qysh na nuk kemi vija të kuqe. Secili prej tyre flet qysh s’ka vija të kuqe po nuk flasin qysh e kanë mendjen me i rezistu pushtetit e qysh e kanë mendjen me bo opozitën”, thekson kandidati.
Krasniqi tha se pas zgjedhjeve, sipas tij, Albin Kurti do të mbetet kryeministër, ndërsa dilema kryesore është nëse vendi do të ketë opozitë reale.
“Kqyre unë nuk jam këtu për me bo parashikime veç unë e di një send të sigurt. Albin Kurti ka me qenë kryeministër i ardhshëm qoftë nëse zvogëlohet, qoftë nëse rritet. Nëse zvogëlohet kanë me i shkua në koalicion PDK, LDK nëse rritet po këta prapë kanë me qenë të gatshëm me i shkua po ai ndoshta nuk i merr mirëpo një send është i sigurt pra po dihet kush ka me qenë pushteti i ardhshëm. Një send që nuk po dihet është a ka me pas vendi opozitë a jo. Nëse nuk hyn PSD-ja në Kuvend vendi nuk ka me pas opozitë, sepse me parti që janë të gatshme me ju vizatu Kurtit sa herë që atij i vyn e që e çojnë vendin në zgjedhje veç kur mendojnë që kalkulimet partiake po jau qesin disi matematikën që mos po rriten pak e prapë me hy me Kurtin në koalicion me gjithë atë opozitë nuk ka opozitë realisht. Kështu që çështja këtu nuk është kush po fiton, çështja nuk është kush ka me bo qeverinë po dihet kush ka me bo qeverinë. Çështja është kush ka me bo opozitën a ka me mbet ky vend pa opozitë e qysh pe shohim na pa hi PSD-ja në Kuvend nuk ka me pas opozitë”, u shpreh ai.
Duke folur për mënyrën e opozitarizmit të PSD-së, ai tha se partia e tij do të kundërshtojë fuqishëm çdo shkelje të mundshme të Kushtetutës.
“Partia Socialdemokrate e ka dëshmu opozitarizmin e vet në këto 5 vjet pa pas hiç ulëse në Kuvend. Mirëpo ne e dimë një send, nëse Partia Socialdemokrate hyn në Kuvend edhe pushteti po kqyr me shkel edhe Kushtetutën na nuk kemi me ndejtë mbyllun nëpër zyra qysh rrin LDK-ja e PDK-ja n’Kuvend e keni pa se i keni përcjell ju nuk kemi me shkua mu struk e mu mshef atje edhe me dal me dhënë deklarata a valla pushteti pe shkel kushtetutën e ti çka je tu bo. Pse po e len i ki deputetët brenda në Kuvend edhe nuk po bën kurgjë po strukesh nëpër dhoma nëpër takime nëpër zyrat e grupeve parlamentare e s’po del aty me e kundërshtua. PSD-ja këtë send nuk e bën. Unë po ju them veç 6 deputetë të PSD-së me hy në Kuvend ju keni me pa çka është opozita, ju keni me pa qysh mbrohet demokracia. 45 deputetë i ka pas kjo opozitë, 43 më saktësisht. Asnjë shenjë nuk jau kanë lënë veç e kanë rrit pushtetin e Kurtit, asnjë shenjë qysh është e mundshme gjashtë vjet kanë pas gjysmën e kuvendit e kanë pas asnjë shenjë s’ia kanë lënë veç e kanë rrit. Këtë nuk ka me e lënë PSD-ja me 6 deputetë, sepse nuk është çështje e numrave, kjo është çështje e vullnetit, e besimeve. Kur ti ki besime të sinqerta, kur ti ki vullnet, kur ti nuk je aty për shkak të interesave po je për shkak të bindjeve tua, ti atëherë e fiton edhe fuqinë reale për me kundërshtua. Nuk ka lidhje sa numra i ke se na i kemi pa opozitë me 43 numra po krejt veç për interesa janë aty. E kur je veç për interesat s’mundesh me bo opozitë. S’mundesh me bo opozitë se ti nuk e prish rehatinë e vetes. Këta janë milionera dhe opozitën ti e ki milionera, qysh me bo opozitë këta qysh me ja prish vetit rehatinë. Opozita lyp aktivizëm, lyp vetëmohim, lyp me besu n’ide n’koncepte jo thjesht me pas interesa qysh me marrë ndonjë ministri, qysh me i hy n’qejf Kurtit që mbase ai me m’marr mu n’koalicion, kështu s’bohet opozita”, thekson tutje Krasniqi.
Ai tha se PSD-ja nuk po lufton kundër opozitës, por për krijimin e një opozite reale në Kosovë.
“Kqyre realisht na s’jemi tu e kundërshtua opozitën sepse nuk ekziston opozita. Këta formalisht janë kon opozitë, sepse s’i kanë pas numrat me qenë në qeveri janë kon opozitë formalisht po këta veç opozitë s’janë kon. Këta janë kon veç tu prit në rend mo a po na thirr Kurti a s’po na thirr. Si i ka thirr Kurti i kanë shku e ju kanë vizatu nëpër takime, si t’i thirr mbas zgjedhjeve kanë me ju vizatu. Kështu që na jemi tu luftu, na jemi tu luftu për me kriju opozitë n’Kosovë. Na nuk jemi tu e kundërshtua opozitën se kjo s’është opozitë, kjo është veç nji grup i interesave i do njerëzve që i kanë bo milionat prej politikës e që kqyrin me ngjy pushtet. Nuk je ti tu luftua me opozitë ti je tu luftua me do interesgji që për momentin formalisht janë në opozitë po ata veç opozitë s’janë”, potencon ai.
Krasniqi tha se mungesa e një opozite reale përbën rrezik për demokracinë dhe se opozitarizmi nuk varet nga numrat, por nga vullneti politik.
“Kqyre pushtet ka pas edhe vazhdon me pas. Vendi ka kryeministër vendi i ka institucionet a ka qenë pushtet i mirë a i keq krejt e dinë çka mendojmë na për këtë punë nuk ka asnjë dilemë për këtë send. Por kur ti e ki një pushtet të tillë e nuk ki fare opozitë kjo bëhet rrezik shumë më i madh për demokracinë e vendit. A e dini çka domethënë ju me pas një pushtet që kaq i fuqishëm e një opozitë që kaq interesgjike qysh është opozita formale që ka qenë në Kuvend. I bjen që ky pushtet nuk ka me mund kurrkush me e kontrollua, as me e ndal as me e sfidua, pavarësisht sa numra i kanë. Absolutisht nuk kam asnjë dilemë për këtë send. Na e kemi sfidua pa pas deputetë hiç sa nuk e kanë sa nuk kanë mbërri me sfidua as ata që i kanë pas në momente të caktuara edhe 50 deputetë. Pra nuk është çështje numrash është çështje e vullnetit”, shtoi Krasniqi.
