Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike në vend Milazim Krasniqi në një deklaratë për Ekonomia Online ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve janë imazh i mirë për vendin. Ai thotë se partia në pushtet Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë ngase është treguar arrogante dhe ka zhgënjyer qytetarët me politikën e saj.
“E para ky është një rezultat i mirë për Kosovën dhe për demokracinë në vend sepse zgjedhjet kanë shkuar shumë mirë, kanë qenë zgjedhje të rregullta edhe përkundër përpjekjeve të Vetëvendosjes dhe presidentes për të ndikuar te KQZ, prapë se prapë pavarësia e institucioneve ka mbetur e paprekur dhe rezultatet tregojnë që qytetarët kanë qenë për ndryshim”.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka zhgënjyer shumë qytetarët për këtë periudhe qeverisje me arrogancën e saj me incidente dhe veprimet e saj, duke tentuar në stabilitet për çka qytetarët duan qetësi dhe jo incidente dhe kjo ka favorizuar vetëm Listën Serbe, çka nuk është një gjë e mirë për vendin”.
Krasniqi thotë se këto zgjedhje kanë qenë të suksesshme për partitë e tjera ngase ofruan platforma, por edhe u reformuan.
Ai thotë se këtë reformë zgjedhore sikurse PDK-ja dhe LDK-ja duhet ta ndjek edhe Vetëvendosja.
“Në anën tjetër partitë tjera opozitare kanë një sukses të madh në këto zgjedhje dhe me reformat e tyre janë rikthyer fuqishëm në këto zgjedhje”.
“Në fakt këto reforma zgjedhore të bëra nga partitë tjera, respektivisht PDK-ja dhe LDK-ja besimi dhe reformat, edhe VV duhet te bëjë reforma, poashtu duhet cekur që VV ka përzgjedhur kandidatët më të dobët dhe kjo është një shenjë qe ajo duhet me të vërtetë të bëjë reforma”, tha Krasniqi.
Ai foli edhe për garën politike në kryeqytet duke e cilësuar Uran Ismailin si një ndër kandidatët më të mirë kurse Arben Vitinë si “dështak”, i cili ka arritur deri këtu falë afërsisë me Albin Kurtin, raporton EO.
“Fushata e Prishtinës apo gara e saj ka qenë interesante, ka qenë për çdo lëvdatë, kemi pasur një kandidat të shkëlqyer si Uran Ismaili, natyrisht që PDK ka qenë më e dobët sikurse mandatet e tjera, por tash kemi një ballafaqim fantastik, kemi Përparim Ramën një person dhe arkitekt të mirëfilltë, dhe Arben Vitia si një dështak në ministrinë e shëndetësisë dhe që deri këtu ka mbërri falë afërsisë me Kurtin”.
Më poshtë gjeni rezultatin e 33 komunave në të cilat ka përfunduar numërimi i të gjitha votave: