Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se gjatë kësaj jave ka qëndruar për vizitë në Nepal.
Krasniqi tha se atje ka qëndruar në kuadër të programit për auditim social, të organizuar nga Helvetas Kosova.
“Gjatë kësaj jave, së bashku me zyrtarë të ministrisë, disa komunave dhe shoqërisë civile, në kuadër të programit për auditim social, të organizuar nga Helvetas Kosova, qëndruam për vizitë në Nepal.
“Në kuadër të kësaj vizite pata kënaqësinë të takoj Ministrin për Çështje Federale dhe Administrim të Përgjithshëm, z.Raj Kumar Gupta, Antaren e Parlamentit, znj.Sunita Baral, Drejtorin Regjional të Helvetas Nepal, z.Prabin Manadhar, Kryetarin e Komunës së Lalitpur, z.Chiribabu Maharjan, përfaqësuesit e Asociacionin të Komunave si dhe përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave Rurale. Falënderoj Helvetas Kosova për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe organizimin e këtij programi, përmes së cilit, na u mundësua shkëmbimi i përvojave me homologët tanë nga Nepali”, ka shkruar ai.