Personat me sindromën Down meritojnë kushte më të mira dhe më shumë mundësi për të vepruar dhe zhvilluar një jetë më të dinjitetshme në vendin tonë. Ata janë pjesë e kësaj shoqërie që duhet t’i mbështesim çdo ditë, jo vetëm me mekanizma ligjorë, por edhe duke ua hapur perspektivën përmes krijimit të kushteve më të favorshme për ta.
Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Postimi i plotë:
Personat me sindromën Down meritojnë kushte më të mira dhe më shumë mundësi për të vepruar dhe zhvilluar një jetë më të dinjitetshme në vendin tonë. Ata janë pjesë e kësaj shoqërie që duhet t’i mbështesim çdo ditë, jo vetëm me mekanizma ligjorë, por edhe duke ua hapur perspektivën përmes krijimit të kushteve më të favorshme për ta.
Në Ditën Botërore të sindromës Down, sot vizitova shoqatën “Down Syndrome Kosova”, ku pashë nga afër aktivitetet dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo shoqatë në avokimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për nevojat e personave me sindromën Down.
Kjo shoqatë, përtej ofrimit të shërbimeve tepër të nevojshme për personat me sindromën Down, ju ka mundësuar atyre edhe angazhime konkrete drejt pavarësimit të tyre. Përkrahja për fëmijët me sindromën Down dhe familjet e tyre, nuk duhet të mungojë asnjëherë, për t’i kaluar së bashku sfidat e tyre të përditshme.
Partia Demokratike e Kosovës, edhe nga pozicioni opozitar, do të vazhojë të mbështesë zbatimin e politikave të nevojshme për të gjithë personat me sindromën Down, për zbatimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.