Krasniqi: Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Kushtetuesen sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese dy emrat e propozuar nga partitë politike për anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Krasniqi ka thënë se presidentët në Kosovë po e trajtojnë Kushtetuesen si zyrë ligjore të Presidencës duke iu drejtuar me pyetje sa herë që kanë paqartësi.

Ai ka kujtuar se Kushtetuesja iu ka dhënë fund sqarimeve të tilla kur kishte refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit sa ishte president pikërisht për të njëjtën çështje që ndërlidhet e emërimin e anëtarëve të KQZ’së.

Reagimi i plotë:

Presidentët në Kosovë po e trajtojnë Gjykatën Kushtetuese sikur të ishte zyre ligjore e Presidencës, duke i dërguar pyetje për interpretim të dispozitave kushtetuese sa herë që kanë paqartësi. Kësaj praktike Gjykata i ka dhënë fund kur kishte refuzuar kërkesat për sqarime të Presidentit Thaçi, madje njëra prej tyre kishte të bënte pikërisht me emërimin e anëtarëve të KQZ-së.

Sa i përket paqartësive të ngritura për emërimin e anëtarëve të KQZ-së:

1.

Duhet kuptuar që përbërja e KQZ-së nuk përfaqëson në mënyrë rigoroze përbërjen e Kuvendit.

Gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha parlamentare, pavarësisht dallimit që mund të kenë ndërmjet numrit të deputetëve në Kuvend. Ato barabarësish kanë të drejtën e emërimi të vetëm një anëtari.

Nëse ka më shumë se gjashtë grupe parlamentare, grupeve më të vogla nuk u takon e drejtën e emërimit të anëtarëve në KQZ.

Nëse janë më pak se gjashtë grupe parlamentare, fillimisht ndahet nga një anëtarë për secilin grup parlamentar. Pastaj në raundin e dytë shpërndahen vendet e mbetura sipas formulës së njëjtë të ndjekur në raundin e parë, duke nisur nga grupi më i madh dhe vazhduar tek grupet tjera sipas madhësisë, derisa të shpërndahen të gjitha vendeve të mbetura.

Në rastin e tanishëm, emërimet duhet të bëhen kështu: VV dhe PDK nga dy anëtarë, kurse LDK dhe AAK nga një anëtar.

2.

Kur subjektet politike kanë numër të barabartë të deputetëve, si në rastin e tri subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin boshnjak por që kanë të drejtën e emërimit të vetëm një anëtari, zbatohet kriteri i dytë i vlerësimit, që është numri i votave të marra në zgjedhjet e fundit.

Të ngjashme