Krasniqi pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për programin e PDK-së e zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë | 29 Jan 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Kryetari Krasniqi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me vizionin dhe programin e PDK-së dhe të kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka në fokus zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kosova mundet ma mirë” po mirëpritet anë e kënd Kosovës, me një mobilizim dhe përkrahje masive nga qytetarët. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar të japë kontributin e saj për një proces zgjedhor të lirë, transparent, fer dhe demokratik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme