Krasniqi pret në takim kryeparlamentarin e RMV-së: Shpreha shqetësimin për arrestimin e veteranëve të UÇK-së

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim sot kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, përcjell Ekonomia Online.

Krasniqi bëri të ditur se folën rreth zhvillimeve aktuale në këto dy vende dhe thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

Tutje, Krasniqi shprehi shqetësimin lidhur me arrestimet e veteranëve të UCK-së në Maqedoninë e Veriut, gjë që Krasniqi e cilësoi si një veprim të pa pranueshëm, që sipas tij cenon raportet mes tyre ndërshtetërore, meqë ai kërkoi nga Gashi që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve.

Ai tha se PDK do të mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, Krasniqi e uroi Gashin për punë të mbarë që ai si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë  së Veriut t’a ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë atje.

Postimi i plotë i tij:

Të ngjashme