Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se nga sot, Sala Jashari nga familja e komandatit legjendar, Adem Jashari është anëtarja më e re e kësaj partie.
Tutje, Krasniqi ka thënë se ajo do jetë edhe kandidate për deputete nga radhët e kësaj partie.
“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës i urova mirëseardhje Sala Jashari
Ajo mban me krenari emrin e gjyshes së saj, heroinës Sala Jashari, nënës së dy gjeneralëve të shquar të luftës sonë çlirimtare, Sahit dhe Musa Jashari nga Prekazi i lavdisë tonë kombëtare.
Me Salën si kandidate në listën tonë për deputetë, dhe të rinjë të tjerë që do të na bashkohen rrugës, PDK do të jetë më e pasur dhe më e fuqishme për zgjedhjet e ardhshme.
Mirë se vjen, Sala!”, ka shkruar Krasniqi.