Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Estoni, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka vizituar Akademinë për Qeverisje Digjitale me të cilën MAPL ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për të fuqizuar vendimmarrësit e qeverisjes lokale, për të krijuar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive të qeverisjes digjitale, e-demokracisë dhe promovimit të qeverisjes transparente dhe gjithëpërfshirëse.
Në këtë takim Ministri Krasniqi është pritur nga Liia Hänni, ish-Ministre për Reforma në Estoni, dhe aktualisht drejtoreshë e programeve në Akademinë për E-Qeverisje, E-Demokraci dhe E-Programe si dhe bashkëpunëtorët e saj në Akademinë estoneze.
Temat kryesore të diskutimit me përfaqësuesit e Akademisë për Qeverisje Digjitale ishin mundësitë e bashkëpunimit në fushat e qeverisjes lokale, reformat në nivelin lokal, qeverisja elektronike në nivel lokal dhe shkëmbimi i përvojave më të mira në ofrimin e shërbimeve sa me cilësore nga niveli komunal përmes platformave online.